Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Më parakalove” / Pse plasi arma pranë Qytetit Studenti në Tiranë (FOTO-VIDEO)

“Më parakalove” / Pse plasi arma pranë Qytetit Studenti

Përplasja me armë në rrugën Todi Shkurti në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona ka ndodhur për motive krejt banale.

Gazeta Shqip zbardh motivet e përplasjes, ku sipas dëshmitarëve të pyetur shkak është bërë një parakalim. Dy të rinjtë e plagosur, Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç kanë debatur për çështje parakalimi me Aldo Gjinin.

Debati ka precipituar në sharje e ofendime mes palëve, deri kur ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj dy të rinjve, duke goditur Gjokën në shpatull dhe Marashin në gjoks. Ky i fundit është në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë plumbin pranë zemrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në një zonë të populluar pranë atij që njihet si kompleksi Grand, pranë Qytetit Studenti. Fatmirësisht, nuk ka kalimtarë të plagosur.

Ndërkohë, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e autorit, ndërsa dy të plaagosur ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Më parakalove” / Pse plasi arma pranë Qytetit Studenti

“Më parakalove” / Pse plasi arma pranë Qytetit Studenti

“Më parakalove” / Pse plasi arma pranë Qytetit Studenti



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore