Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Pse ma solle gjellën e ftohtë"/ Anila Hoxha zbulon rastin tronditës të dhunimit të një gruaje: Burri e kishte qëlluar me çfarë i kishte dalë para

"Pse ma solle gjellën e ftohtë"/ Anila Hoxha zbulon rastin

Dhuna dhe vrasja e grave në Shqipëri është kthyer në një fenomen tronditës vitet e fundit. Vetëm pak ditë më parë, një 23 vjeçare u vra në Fier nga ish-bashkëshorti i saj, vetëm se nuk pranonte divorcin.

Vrasja e Sabrina Bengajt tronditi opinionin publik, ndërsa në vend u mbajten disa protesta.

Por pavërësisht ngjarjeve tronditëse, fenomeni i dhunës ndaj grave vijon. Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar një tjetër rast tronditës, ku një grua është dhunuar barbarisht nga burri i saj.

Ngjarja, sipas gazetares ka ndodhur së fundmi, dhe shkak është bërë “gjella e ftohtë”.

“Sot bashkë me operatorin Artan Hasku teksa punonim për kronikën, pame se si një grua ishte rrahur e nxirë e tëra nga dhuna e bashkëshortit, e kishte rrahur me çfarë i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.

Ajo dhunohej prej 8 vitesh. Familja nuk e kishte mirëpritur i kishin thënë hesht dhe kësaj radhe.”, tregoi Anila Hoxha./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore