
Pse ky lumë sharjesh kundër Nanos, ndërkohë që ai s’tha asnjë fjalë për kryetarin e opozitës?
Gjatë 2 orësh intervistë, Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjëherë as emrin e Lulzim Bashës, as postin e kryetarit të opozitës. Po pse ky tërbim i demokratëve dhe ky lumë sharjesh nga gazetarët dhe militantët e PD?
Përgjigjja është e thjeshtë: Fatos Nano analizoi profilin e dy kryetarëve real të opozitës Berisha-Meta.
Ai e injoroi Bashën dhe Monikën sepse realisht ata s'janë askushi, por thjesht dy rrogtarë që aktrojnë si kryetarë.
Opozita nuk po përgatit ardhjen në pushtet të Bashës, por rikthimin e Berishës.
A i lexuar gazetat në mëngjes?
A i lexuat titujt e portaleve?
90% e tyre e kishin çensuruar fjalën e Nanos pikërisht kur ai denonconte krimet e Berishës dhe karakterin banal të Ilir Metës.
Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrolluar imazhin.
Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirnjohjen, zilinë, mashtrimin..... është Ilir Meta?
A nuk ja ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metën 10 vjet më parë?
Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenkan gënjeshtra?
Mos u çudisni!
Kështu ndodh, kur pronari i bordellos, nuk ndërron prostitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndërruar krevatët dhe çarçafët.
Banaliteti dhe kurvëria e vjetruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 Prillit.



Kur budallallëku vërshon jashtë çantës
Historia e plotë >
Një foto mes nesh…ca i hëngri toka, ca paraja
Historia e plotë >

Messi, ylli shqiptar në galaktikën kuqezi
Historia e plotë >

Një përgjigje zyrtarëve britanikë, që janë alarmuar nga "pushtimi" shqiptar
Historia e plotë >
Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga ‘Mushka’, ‘tymi’ dhe ‘çokollata’/ Zbardhet DOSJA e megaoperacionit t...
Historia e plotë >
Guroret në zonat e mbrojtura/ Cilat janë 6 kompanitë që iu pezullua akt...
Historia e plotë >
Cila monedhë po tregon forcim? Zbuloni me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro për ditën e sotme

Zbardhen rrugët/ Reshjet e borës në disa qytete të vendit, ARRSH: Ja akset që janë...

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot? Çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Aktualitet




