
“Pse e solla audio-përgjimin në Zona Zero”/ Artan Hoxha: Zbardhja e “21 Janarit” duhet të shërbejë për...
Gazetari Artan Hoxha u rikthye sot në Zona Zero në Top News, ditë pasi në po të njëjtin emision solli ekskluzivisht audio-përgjimin e Ndrea Prendit që çoi “21 Janarin” në SPAK.
Hoxha zbuloi se pse zgjodhi pikërisht emisionin Zona Zero për të publikuar audio-përgjimin, ndërsa shtoi se zbardhja e së vërtetës do të shërbejë për protestat e mëvonshme.
“Arritëm qëllimin primar që ta kthejmë në një çështje të debatuar 21 janarin, dhe më fund të kryhet një hetim gjithëpërfshirës dhe shterues. 4 persona të pafajshëm humbën jetën. Duhet vënë drejtësia në vend. Duhet të shërbejë si masë për protestat që do vijnë. Zgjodha ta publikoja te ty se kemi qenë bashkë në terren.
Kemi atributet e dëshmitarit okular të ngjarjes, kemi parë çfarë ndodhi. Pati tentativa për të hedhur mjegull mbi ngjarjen, ndërsa tani kemi këto detajet e reja. Të mos gjesh dot kur vriten qytetarë mes bulevardit, hajde tani të zbulosh vrasje që ndodhin në skuta të errëta të shtetit.Çështja ime primare është të zbardhet e vërteta. Çështja tani kaloi në SPAK, në fakt duhet të kishte kaluar që në momentin kur SPAK u krijua,” tha Hoxha.

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në një hotel në Divjakë, dalin detajet e para
Historia e plotë >







Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 21 mars 2023/ Euro dhe dollari nuk dalin nga “gremina”

Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?
Aktualitet

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në një hotel në Divjakë, dalin detajet e para
Historia e plotë >


