
Pse duhet ta lëviznin trupin?! Misteri mbi vdekjen e shqiptarit në Itali, u vra apo vdiq nga lartësia (EMRI)
Një shqiptar në Itali ndërroi jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga lartësia.
Teksa hetimet janë duke u kryer ende bëhet me dije se vijon të mbetet mister ngjarja.
Nga ana tjetër kujtojmë se icidenti ndodhi në Komunën Montecatini Val di Cecina, në Piza ku shqiptari humbi jetën si pasoje e rënies nga një shkallë në kantierin e ndërtimit ku po punonte.
Para 5 ditësh kur ndodhi ngjarja mediat italiane raportuan se 38-vjeçari Bektash Mesje, u gjet i vdekur brenda një ndërtese ku po punonte në Mocajo pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash.
Por trupi i tij është zhvendosur nga vendi i rënies dhe kjo ka ngjallur dyshimet e hetuesve.
Sipas gjetjeve të para të autopsisë, 38-vjeçari nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës.
Hipoteza e parë gjen konfirmim e mbështetur nga një sërë elementësh siç është edhe lëvizja e trupit.
Një person ka rënë nga një skelë 8 metra dhe është tërhequr zvarrë diku tjetër. për çfarë arsye? Aksidentalisht? Simulim i një rënie në dukje aksidentale?
Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte 38-vjeçari dhe një person tjetër, 45 vjeç, po me origjinë shqiptare.
Pse do ta kishin lëvizur trupin?
Gjithçka tregon idenë e fshehjes ose simulimit të vdekjes për arsye të tjera. Cilat arsye? Sheshi i ndërtimit jo sipas standardeve apo punëtor pa kontratë? Dhe dy të dyshuarit i ka zënë paniku aq sa kanë lëvizur trupin?
Hetimet po vijojnë nga ana e policisë italiane për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Nga ana tjetër, pronari i punës ku shqiptari punonte, Giovanni Borghi, shpjegoi “Tani jam në Varese, por sapo të kthehem në Toskana, do të kontaktoj me familjen e punëtorit për t’u qëndruar pranë dhe për të gjetur një mënyrë për ta bërë këtë”.

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit/ VDES drejtuesi, përmbyset kamioni
Historia e plotë >




KAS merr vendimin: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit
Historia e plotë >


Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit/ VDES drejtuesi, përmbyset kamioni
Historia e plotë >


