Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PS refuzoi ngritjen e komisionit Hetimor, PD publikon faqen zyrtare të arbitrazhit për Bechettin: Nuk ka vendime sekrete

PS refuzoi ngritjen e komisionit Hetimor, PD publikon faqen zyrtare të

Maxhoranca refuzoi sot ngritjen e një komisioni Hetimor të kërkuar nga opozita lidhur me rastin “Becchetti”, me pretendimin se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për biznesmenin italian janë konfidenciale dhe të papublikuara askund.

Por sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bradhi ka hedhur poshtë pretendimin e Ramës, ndërsa ka publikuar vendimet e arbitrazhit për rastin.

“Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti””, shkruan Bardhi.

PS refuzoi ngritjen e komisionit Hetimor, PD publikon faqen zyrtare të

Kryeministri Edi Rama tha sot se biznesmeni italian i ka ende hesapet e hapura me drejtësinë shqiptare, sepse ishte i shpallur në kërkim nga prokuroria jonë./Gazeta SHQIP

VENDIMET PER BECCHETTIN

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore