Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PS nuk humb kohë: Të enjten votimi i emrave të qeverisë "Rama 3" dhe i programit, ja arsyeja

PS nuk humb kohë: Të enjten votimi i emrave të qeverisë

Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka kërkuar menjëherë mbajtjen e seancës parlamentare për votimin e emrave të dekretuar nga presidenti Ilir Meta një ditë më parë. Mësohet se Partia Socialiste do të kërkojë në konferencën e kryetarëve të Kuvendit mbajtjen e seancës së Parlamentit më 16 shtator dhe ndërkohë do të kërkojë që të premten të zhvillohet betimit para presidentit Meta.

Arsyeja sipas burimeve është se Edi Rama ka parashikuar që të udhëtojë drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në punimeve vjetore të Asamblesë së OKB-së. Rama niset me 19 shtator drejt SHBA-ve pasi do të marrë pjesë në këtë sesion, duke mos e lënë Metën që të shkojë në emër të republikës së Shqipërisë.

Tanimë votimi i qeverisë dhe i programit do të diskutohet në konferencën e kryetarëve dhe se pritet qëndrimi i opozitës në lidhje me këtë çështje, nëse do të kërkojë më tepër kohë apo më shumë orë debat në dispozicion.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore