Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Provimet e Maturës, sot testimi për lëndën e Matematikës

Provimet e Maturës, sot testimi për lëndën e

Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Njësoj si në dy provimet e para, maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Tezat e provimit do të përmbajnë pytje me alternativa dhe pyetje me zhvillim, që do të jenë të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues. Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.

Më datë 15 qershor, ata do ti nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës më zgjedhje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore