
Projektligji për pagat e deputetëve, ministrave dhe presidentit/ Ja deputetët që votuan KUNDËR
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama, pr/ligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash.
Mirëpo, deputetët Bujar Leskaj, Petrit Doda dhe Dashnor Sulaj votuan kundër.
Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka qenë i pranishëm gjatë momentit të votimit të kësaj rritjeje. Kështu, sipas projektligjit, paga bruto e Presidentit nga 257 mijë lekë aktualisht, shkon në 425 mijë lekë ose 65.3 % më shumë. Dy funksionarët e tjerë më të paguar janë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët do të paguhen njëlloj, 393 125 lekë.
Ministrat që janë edhe deputetë do të marrin rrogën më të madhe, që është vlerësuar ajo e ministrit, e cila shkon në 318 750 lekë. Mjekut specialist i shkon paga bruto 174 mijë lekë ose 115 mijë lekë në muaj më shumë se në 2013-ën, mjekut të përgjithshëm i shkon paga 137 mijë lekë, ose 77 mijë lekë më shumë se në 2013-ën, infermierit i shkon paga në 87 mijë lekë, ose 25 mijë lekë më shumë se në 2013-ën, mësuesit në arsim parauniversitar i shkon paga 99 mijë lekë, ose 40 mijë lekë më shumë se në 2013-ën.
Në Policinë e Shtetit, paga e një komisari shkon 105 mijë lekë, ose 36 mijë lekë më shumë se në 2013-ën. Ndërsa inspektori i parë i Policisë së Shtetit do të përfitojë.


E FUNDIT/ Pezullohen tre efektivë të policisë në Gramsh, ja SHKELJA që kryen
Historia e plotë >

Tmerr në mes të Beratit, gjendet një kafkë brenda një qeseje, detajet e para
Historia e plotë >


E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet


E FUNDIT/ Pezullohen tre efektivë të policisë në Gramsh, ja SHKELJA që kryen
Historia e plotë >

Tmerr në mes të Beratit, gjendet një kafkë brenda një qeseje, detajet e para
Historia e plotë >