Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Projekti i 'Gener 2'/ Skandali me rrugën “Thumanë-Kashar”, gazetari: Çmimi 480 mln $, për të vënë duart në kokë

Projekti i 'Gener 2'/ Skandali me rrugën

Gazetari i ekonomisë, Fatos Çoçoli, nga studio e Zona Zero sot në Top News, foli për skandalin e rrugës “Thumanë-Kashar”, projekt i fituar nga kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt.

Çoçoli e konsideroi çmenduri çmimin stratosferik 480 milionë dollarë, të aprovuar nga qeveria, duke shtuar se nuk ka pasur transparencë.

Sipas tij duhet medoemos ndërhyrja e SPAK, për të hetuar lidhur me këtë projekt.

“Nëse unë hedh 160 mln dollarë për këtë rrugë, çfarë sigurie do më ofrojë kjo rrugë. Dhe nëse çmimi i shkon 480 mln dollarë, atëherë kjo është për të vënë duart në kokë, duhet të ndërhyjë SPAK-u. Se ose nuk janë bërë llogaritë saktë,  ose është favorizuar kompania në fjalë. Investimet në vendin tonë duhet të kenë një strategji.

Qeveria e ka për detyrë të bëjë transparencë me këto shpenzime. Siç ka premtuar, të hapet me qytetarët duke treguar një më një çmimet. Ky është project jo në dobi të qytetarëve por në dobi të kompanisë. Në këto 20 vite kanë dalë problematika të mëdha nëpër projekte. Nuk mund të rritet shuma e një projekti nga hiçi,” tha Çoçoli.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore