Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Profili! Dritan Rexhepi "Robin Hood" shqiptar i kokainës, njeriu më i përfolur nga mediat britanike

Profili! Dritan Rexhepi "Robin Hood" shqiptar i kokainës, njeriu

Marrëveshja mes ministres britanike Priti Patel dhe ministrit të brendshëm Bledi Çuçi ku vendon për dëbimin e shqiptarëve ilegalë apo të dënuar, mediat britanike vijojnë t'i kushtojnë vëmendje këtij fenomeni.

Prestigjiozja Daily Mail, ditën e djeshme i ka kushtuar një shkrim të gjatë dhe ekskluziv, rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Kujtojmë se Prenga u rrëmbye në Kamëz dhe dyshohet se u vra në zonën e Shijakut, edhe pse trupi i tij nuk është gjetur ende. E gjitha lidhet me pazaret e drogës së vëllezërve të tij, për një sasi rekord kokaine, 260 kg.

Por ajo që Daily Mail, "harroi" të shkruante ishte se kush ishte Dritan (Gramoz) Rexhepi mafiozi i cili e komandon rrjetin e trafikut të drogës nga burgu i Ekuadorit. 

Profili i Dritan Rexhepit:

Dritan Rexhepi në Shqipëri njihet për vrasjen e dy policëve, Arben Keqi e Durim Kasmi ku u dënua me 25 vite burg. Një ngarje e cila ka ndodhur në vitin 1998 

Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij.

Ai nuk iku  nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t'i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës.

Rexhepi u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës.

Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letërporosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij.

Në këto rrethana, është proceduar me njoftimin nëpërmjet letër-porosisë drejtuar Autoriteteve të Drejtësisë Italiane. Por ka rezultuar se njoftimi i të dënuarit Gramoz Rexhepi, nuk është bërë e mundur nga Autoritetet Italiane, pasi ishte arratisur nga burgu…”.

Por kjo arratisje e Rrexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj Zyre u zbulua se Dritan Rexhepi pas arratisjes nga burgu në Itali, ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë. Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rrexhepit:-“…gjatë vuajtjes së dënimit në Belgjikë, Dritan Rexhpei ishte arratisur nga burgu Merksplas, Belgjikë në drejtim të paditur…”.

Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.

Gramoz Rexhepi, vijon edhe sot të qëndrojë në një burg të sigurisë së lartë në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit. Ai rezulton i dënuar me 13 vite burgim për trafik të 278 kg kokainë dhe grup i strukturuar kriminal./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore