Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Profesori i kriminologjisë paralajmëron “furtunë” në polici: Çfarë pritet nga Gledis Nano

Profesori i kriminologjisë paralajmëron “furtunë”

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë, tha në emisionin “Zona Zero” se në fillim të dhjetorit do të shihen rezultatet e drejtorit të ri të policisë së shtetit.

Gledis Nano, sipas tij, është një person shumë i përgatitur dhe pritshmëritë për punën e tij janë të larta.

Karamuço u shpreh se Nano është në “syrin e ciklonit”, ndërsa paralajmëroi ndryshime të forta në polici.

“Aktualisht kemi një profil shumë të lartë, pasi kemi të bëjmë me një njeri shumë të përgatitur. Presim shumë prej tij, por ai (Gledis Nano) është në syrin e një cikloni. Në ditët në vijim do kemi ndryshime strukturore në policinë. Ka ardhur koha që disa të largohen, për t’i hapur rrugë personazheve të reja. Unë besoj se në fillim të dhjetorit”, tha Karamuço në Top News.

Sipas profesorit, "afati 100 ditë" i Ramës për policinë bie, pasi ai ishte një paralajmërim për Ardi Veliun.

“Sa i përket 100 ditëshit që vendosi Edi Rama për policinë, unë mendoj se ishte 100 ditëshi i drejtorit që iku, jo i atij që erdhi. Ne patëm një verë me ngjarje të rënda kriminale dhe Ardi Veliu nuk i rezistoi dot 100 ditëshit”, deklaroi profesori./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore