Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Profesor eja të qeras me një kafe”/ Mësuesi rrëfen dhunën barbare nga 3 të panjohur: Më morën me makinë dhe...

“Profesor eja të qeras me një kafe”/ Mësuesi

Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e mësuesit të edukimit fizik, Kleanth Laçi i cili u dhunua pasditen e djeshme nga disa persona në Tepelenë.

Bëhet me dije se para efektivëve, ai ka rrëfyer se pasi doli nga shtëpia disa persona të cilët ndodheshin në makinë, e kishin ftuar për kafe.

“Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë.

Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe.

Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi”- u shpreh Laçi.

Ndërkohë Laçi është dërguar me urgjencë në spital teksa ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore