Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pritet një tërheqje graduale e valës së acartë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pritet një tërheqje graduale e valës së acartë,

Shqipëria

Pritet një tërheqje graduale e valës së acartë duke sjellë rritje të lehtë të temperaturavë në territori shqiptar. Përsa i përket motit, do të jetë në ndikimin e kthjellimeve të shumta, në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore Lindore, megjithatë edhe në këto zona nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës, vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Mbetet nën valën e acartë ende, territori i Kosovës duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë, gjithashtu, vijonmë i theksuar problematika e ngricave në të gjithë akset rrugore pasi temperaturat e ajrit janë në vlera negative gjatë 24-orëshit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që vala e acartë të tërhiqet nga rajoni i Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikës së Maqedonisë, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur

pritet kalim i vranësirave në zonat veri-veriperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të gjithë Maqedoninë.

Rajoni dhe Europa

Si pasojë e një qendre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në Jugperëndim të Europës, gadishulli Iberik dominohet nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, po ashtu herë oas here do të ketë stuhi të forta ere.

Do të vijojojnë reshjet e dëborës në Alpet e Europës si edhe shumë zona përreth tyre. Ndersa pjesa më e madhe e Europës do të paraqitet nën dominimin e masave te ftohta dhe të thata më origjinë Siberiane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore