Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Presidenti Biden nderon Dvoranin si kampion i antikorrupsionit

Presidenti Biden nderon Dvoranin si kampion i antikorrupsionit

Presidenti Joe Biden ka vlerësuar ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Adrian Dvorani me çmimin si kampion i anti korrupsionit.

Ky çmim është bërë publik nga sekretari i Shtetit, Antony j. Blinken gjatë deklarate për mediat që ai lëshoi. Vlerësimi jepet veçanërisht për shtet që kanë pasur arritje në luftën kundër korrupsionit. Janë vlerësuar 12 individë dhe ndërmjet tyre është edhe Dvorani, i cili aktualisht është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit administrativ.

“Për atë arsye, unë jam duke shpallur një Çmim të ri Ndërkombëtar të Kampionëve Antikorrupsion, duke njohur individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre. Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet të jetojmë në shtëpi dhe ta ilustrojmë jashtë. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale”, tha sekretari amerikan i shtetit.

Dvorani gjatë kohës që ka qëndruar në krye të KED-së ka pasur jo përplasje të forta me presidentin Ilir Meta sa i përket procesit të përzgjedhjes së anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit.

Gjykatësi Ardian Dvorani ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e Drejtësisë. Ai për shumë vite ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Dvorani kaloi me sukses procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të nisur në kuadër të reformës në Drejtësi. Në vitin 2019 dhe deri gjysmën e parë të vitit 2020 ai drejtoi dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një institucion i cili u vu në qendër të polemikave vjeshtën e vitit 2019, lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta e akuzoi atë si përgjegjësin kryesor të përplasjes mes institucionit të Presidencës dhe Parlamentit për emërimet e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetueses. Aktualisht zoti Dvorani është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit administrativ.

Deklarata e plotë

Në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin tek institucionet publike, lehtëson krimin transnacional dhe shkatërron burimet financiare publike dhe private.

Administrata e Biden pranon që se do të jemi të suksesshëm në luftimin e këtyre problemeve duke punuar në bashkëpunim me partnerë të përkushtuar, duke përfshirë individë të guximshëm që përkrahin përpjekjet antikorrupsion dhe vendet që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit.

Për atë arsye, unë jam duke shpallur një Çmim të ri Ndërkombëtar të Kampionëve Antikorrupsion, duke njohur individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar përgjegjësi në vendet e tyre.

Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, ta amplifikojmë jashtë. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale.

Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar i Ekuadorit, Sophia Pretrick i Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardëaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov të Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla të Libisë, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka të Ukrainës.

Ata na frymëzojnë ne dhe kaq shumë homologë të tyre që ndjekin këto ideale në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara zbatojnë një nga kornizat më të fuqishme antikorrupsion në botë. Ne ishim të parët që kriminalizuam ryshfetin e huaj dhe, në partneritet me homologë të huaj, kemi rikuperuar dhe kthyer më shumë se 1 miliard dollarë në asete publike të vjedhura vetëm në dy vitet e fundit.

Ne përdorim një sërë mjetesh për të promovuar përgjegjësinë për individët e korruptuar, për të luftuar pandëshkueshmërinë globale dhe për t'u angazhuar në forume shumëpalëshe për të luftuar korrupsionin dhe forcuar angazhimin e qytetarëve.

Ne do ta mposhtim korrupsionin duke zbatuar reforma të shëndosha në përputhje me angazhimet ndërkombëtare antikorrupsion; zhvillimin e institucioneve transparente, të përgjegjshme; dhe fuqizimin e qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndihmuar në mposhtjen e këtij kërcënimi global ndaj sigurisë dhe demokracisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore