Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Premtimi i Bashës për hapjen e negociatave brenda 100-ditëve/ Kikia: Raportet me ndërkombëtaret shiten si sukses i madh

Premtimi i Bashës për hapjen e negociatave brenda 100-ditëve/

Pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi se brenda 100 ditëve të para do të hapim negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo deklaratë u komentua ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku në lidhje të drejtpërdrejtë ishte gazetari i njohur, Mentor Kikia.

“Fushata elektorale ka edhe pranimin e deklaratave me premtime euforike. Gjithandej fushatat janë të mbushura me premtime të tilla. Hapja e negociatave nuk varet nga dëshira e partive politike apo e njerëzve, se do kishte ndodhur me kohë, por është si pasojë e një sërë kriteresh”, tha Kikia.

Sipas gazetarit të njohur,ne kemi mbetur në vijën e fundit të finishit, për arsye politike.

“U pranua nga Brukseli një hapje në teori, për të mos demoralizuar politikën shqiptare. Ka mbetur për përmbushjen e disa kritereve, që është një proces që mund të përmbushet para ose pas 100 ditëve”, shtoi ai.

Mentor Kikia vijoi duke thënë se opozita ka vullnet që të përcaktojë një data-line për premtimet që jep, e një gjë e tillë është mirë. Kjo për shkak se nëse vjen në pushtet, qytetarët kanë mundësi që të kërkojnë llogari nëse e plotëson apo jo atë premtim.

“Por duke njohur mënyrën se si funksion politika shqiptare, ku ka vullnet qeverisës ka dhe barriera politike. Mendoj se me këto çështje nuk ka një data-line, pasi nesër del një vend, si Greqia për shembull dhe bën veto, e mund të ngecësh në rrjetë në çdo kohë. Çështja e negociatave, komunikimi i rezultateve filloi si diçka serioze dhe përfundoi si diçka qesharake. Pasi u hapën 3 herë negociatat dhe në fakt rezultoi se nuk janë hapur ende. Sot jemi në kushte ku na kanë thënë ja ku është dera, por nuk mund të hysh pa plotësuar kushtet”, tha gazetari.

Ai u shpreh më tej se raportet me ndërkombëtaret shiten si sukses i madh, është një tendencë që vihet re nga të gjitha partitë politike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore