Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Premtimet e LSI/ Kryemadhi:Do ulim koston e karburantit me 20%

Premtimet e LSI/ Kryemadhi:Do ulim koston e karburantit me 20%

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shpalosur disa nga premtimet e forcës së saj politike. Me anë të një video mesazhi, Kryemadhi shprehet se do të kthejë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajron nga ndotja dhe do të mbështesin energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore.

Ajo shton se do të reformohen standardet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike ndërsa ndërtesat do të jenë më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët.

Kryemadhi premton se do të vendoset kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve duke ulur koston e tyre. Kryetarja e LSI thotë se e mbajnë fjalën dhe Shqipëria do të bëhet shtëpia e shqiptarëve.


“Shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar dhe të bekuar nga zoti me malet fisnike dhe fushat, detin dhe ajrin si askush tjetër. Por keqshfyrtëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të rrezikshëm për jetën e njerëzve.

Ne do të kthejmë në normalitet ambientin, tokën ujin dhe ajrin nga ndotja dhe zhvillimi industrial i papërgjegjshëm. Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpia. Do të reformojmë standardet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike që t’i bëjmë ndërtesa më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët.

Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20% duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën, Shqipëria do të bëhet shtëpia juaj”, shprehet Kryemadhi.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore