Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Prehu në paqe i shtrenjti ynë”, ish-ministri i Ramës fjalë prekëse për ndarjen nga jeta e babait

“Prehu në paqe i shtrenjti ynë”, ish-ministri i Ramës

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë.

Me anë të një postimi në Facebook, Bushati shprehet se i ati u nda nga jeta në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.

I ati iu thoshte gjithmonë se e ardhmja është një premtim, duke vlerësuar se babai i tij i ndjerë tanimë, kishte një zemë të madhe, tregon ish-ministri.

Postimi i plotë

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenjti ynë!

“Prehu në paqe i shtrenjti ynë”, ish-ministri i Ramës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore