Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

‘Prefekti’ rindez debatet/ Niuton Mulleti: I sherben komunizmit, ngjall frikë! Laert Vasili: Vepra u rishkrua

‘Prefekti’ rindez debatet/ Niuton Mulleti: I sherben komunizmit,

TIRANË - “Prefekti” u rikthye në Teatrin Kombëtar në një natë leximi në festat e Nëntorit dhe ndezi debat të madh sërish në vendin tonë.

 Kritikët e kundërshtuan, pasi sipas tyre, vepra u shkrua me qëllim politik në komunizëm dhe denigron figurën e Qazim Mulletit, i cili ka qenë prefekt i Tiranës.

Sipas një prej të afërmve të Qazim Mulletit, Niuton Mulletit, “Prefekti” nuk është një vepër artistike, por një vepër që i shërben një regjimi totalitar.

“U ndjeva i surprizuar në mënyrë negative për interpretimin e Teatrit Kombëtar. 28 nëntori duhet të jetë një festë që përbashkon të gjithë shqiptarët, është e vetmja për të cilën bien dakord të gjithë shqiptarët. Data e përzgjedhur për të vënë në skenë vepren, krijoi një shije të keqe .

Vepra “Prefekti” nuk është një vepër artistike, është një vepër që i shërben një regjimi totalitar, komunist. I sherben stigmatizimit dhe ngjalljes së frikes kolektive ndaj një shtresë të caktuar. Asaj shtresës së mesme. Në këtë vepër stigmatizohet gjithë popullsia e Tiranës. Vihen në lojë zakonet, traditat, madje edhe besimi fetar. Kjo vepër i sherben propagandës komuniste”, tha Niuton Mulleti në emisionin Politiko në Top News.

Sipas aktorit Laert Vasili “vepra ishte rishkruar”./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore