
Prangoset shqiptari, "koka" e bandës në Gjermani, organizonte transportin e lëndëve narkotike
Një operacion blic është zhvilluar ditën e sotme në Gjermani.
Bëhet me dije se operacioni policor ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale që trafikonte drogë.
Në krye të këtij grupi, siç raportojnë edhe mediat e huaja të cilat i referohen hetimeve lidhur me rastin, qëndronte një shqiptar i identifikuar si Trajku A. Katër ishin anëtarët e bandës të cilët sot kanë dalë para gjykatës së qarkut të Chemnitz.
Shqiptari, siriani, një çek dhe një sllovak mësohet se tregtonin drogë në masë.
Kontaktet e Trajkut kanë arritur në skenën e Lajpcigut, ku në vitin 2019 ai ka porositur vazhdimisht kilogramë të dyshuar të llojit marijuanë brenda pak muajsh. Herë ishte dymbëdhjetë kilogramë, herë njëzet, herë dhjetë.
Prej ditës së martë, autori kryesor Trajko A. është përgjegjës ndër të tjera për trafikun në grup të sasive të mëdha të narkotikëve, për të cilin parashikohet dënimi me burg nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




