Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pozoi krah Ramës këtë javë në Tiranë, kush është diplomati amerikan që Rusia e futi në “listën e zezë”

Pozoi krah Ramës këtë javë në Tiranë, kush

Ditën e sotme Rusia doli me një listë të gjatë personalitetesh që i shpalli non-grata. Bëhet fjalë për 963 amerikanë të futur në listën e zezë nga Kremlini.

Midis personave të cilëve iu ndalua hyrja në Rusi është dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Azerbajxhan, Mathew James Bryza.

Bryza ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi ish- sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Tiranë javës që lamë pas.

Ai është personi që ndodhet midis kryeministrit Rama dhe ish-deputetit socialist Alket Hyseni në foton e mësipërme, si dhe numri 80 në listën e zezë të shpallur nga rusët, në foton e mëposhtme.

Kujtojmë se pjesë e listës së personave të shpallur non-grata nga Rusia ishte dhe Presidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefin i CIA-s, William Burns.

Moska në argumentimin e dhënë tha se do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që ndërrmarrin veprime armiqësore ndaj Rusisë.

“Ne theksojmë se veprimet armiqësore të ndërmarra nga Uashingtoni, të cilat kthehen kundër vetë Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të marrin kundërshtimin e duhur”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore