Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Porti i Durrësit/ “Po s'erdhe si çunat e Londrës me 500-she nuk futesh dot atje”, Korreshi: Ua kanë futur arabët. Me lekët tona…

Porti i Durrësit/ “Po s'erdhe si çunat e Londrës me

Në seancën e sotme në Kuvend po diskutohet mbi Portin e Durrësit.

Deputeti Sajmir Korreshi, në fjalën e tij tha se faza e dytë e projektit do të bëhet me paratë e shqiptarëve.

“Si mund të jetë nder që të lozet me pronën e shqiptarëve? Keni thënë që do t’i rrijë shtetit shqiptar, nuk i ikën? Por mirë, cili investitor që ka ndërtuar një pallat kthehet pronar i tokës? Kush?

Në të keqen më të madhe ua kanë futur arabët…Minimalisht çdo investitor që ndërton, sot s’ta jep njeri pa 40%. Jo thotë, në fund fare toka do të na rrijë ne.


Po në cilin apartament që privatizoni sot, keni tokë? Në kuotë pjesëmarrje jeni pronarë atje. Si e ka ligji, toka që jepet më shesh ndërtimi, a shitet më? Kush do ta shesë? Kush do ta blejë? Ndaj, nuk duhet të tallemi me shqiptarët…Unë mendoj që do bëni vetëm fazën e parë, atë të vjedhjes.

Se faza e dytë bëhet me lekët e shqiptarëve. Me lekët tona do ta zhvendosim portin. Do bëjmë 700 metra plazh, a thua se ne laheshim vetëm në kanal bretkosash dhe na kishte mbetur plazhi i Durrësit. Po nuk erdhe si çunat e Londrës me 500 nuk futesh dot atje”, u shpreh Korreshi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore