Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Porosia që iu dha/ Basha mbledh deputetët dhe kandidatët: Do të dal në terren...

Porosia që iu dha/ Basha mbledh deputetët dhe kandidatët: Do

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi në selinë blu deputetët e rinj që dolën fitues nga zgjedhjet e 25 prillit dhe kandidatët për deputetë. Temë kryesore e takimit është situata post zgjedhore dhe strategjia që do të ndjekë PD për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit.

Ky ballafaqim vjen pasi një ditë më parë Basha pati një takimme drejtuesit dhe sekretarët e degëve të PD, ku u tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen për shkak të standardeve jo të plotësuara dhe për shkak të manipulimeve.

Në takimin me deputetë dhe kandidatët mësohet se kryedemokrati i ka thënë atyre se “do të dalë të takoj njerëzit në terren për t’i dëgjuar”.

“Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”, tha Basha.”, mësohet se ka deklaruar Basha në mbledhje.

Partia Demokratike pretendon se ka prova të rëndësishme se PS ka ndërhyrë në zgjedhje dhe se për këtë do të hartojë një dosje të posaçme.

Në këto zgjedhje PD arriti të merrte 59 mandate, kurse PS 74, ndërsa Basha nuk njeh fitoren e partisë kundërshtare.

Gjithashtu grupe “Basha boll” janë riaktivizuar për të rrëzuar nga posti Bashën, duke e fajësuar për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore