Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Policia të raportojë te Prefekti” – Projektligji i ri i Ministrisë së Brendshme

“Policia të raportojë te Prefekti” – Projektligji i

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim një tjetër variant të ligjit për Prefektin e Qarkut, në thelb të të cilit është fuqizimi me kompetenca i këtij institucioni, që deri më tani ka luajtur më shumë një rol ndërlidhës mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

Në projektligjin që po diskutohet Prefekti i Qarkut ka të drejtë të informohet periodikisht nga Policia e Shtetit mbi shkallën e zbatimit të masave dhe ruajtjen e rendit, sipas përgjegjësive e detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në nivel qarku.

Projektligji shteron edhe të gjitha mundësitë që institucioni i prefektit të mbetet pa titulla, duke ngarkuar nënprefektët dhe Sekretarin e Përgjithshëm për ushtrimin e këtyre detyrave.

“Në rastet kur pozicioni i punës së Prefektit të Qarkut është vakant, ngarkohet njëri nga Nënprefektët me funksionet dhe detyrat e prefektit deri në zëvendësimin e tij, me urdhër të ministrit përgjegjës për veprimtarinë e prefektëve të qarqeve. Në rastet kur pozicionet e punës së Prefektit të Qarkut dhe Nënprefektëve janë vakant, ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit të Qarkut, me funksionet dhe detyrat e prefektit deri në plotësimin e njërit prej pozicioneve më lartë”, thuhet në propozimin e Ministrisë së Brendshme.

Një tjetër kompetencë që i jepet prefektit është edhe miratimi i urdhrave për ngritjen e grupeve të punës të përbashkëta me inspektoriatet në nivel qarku dhe rast pas rasti trajtimi i ankesave, kërkesave, apo peticioneve për shkelje të pretenduara prej subjekteve publike, apo private në territorin e qarkut që mbulon.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore