Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Policia po tregohet diplomatike”, avokatja e Albert Allmuçajt: Arrestim i paligjshëm

“Policia po tregohet diplomatike”, avokatja e Albert

Avokatja e Albert Allmuçajt, Arjola Sheri, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tha se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm.

“Albert Allmuça akuzohet për ‘Moskallëzim të krimit’, por është i paligjshëm pasi zotëria ka qenë në banesën e tij kur ka ndodhur plagosja e zotit Sino Llanaj.

“Duket një arrestim totalisht i paligjshëm, pasi Albert Allmuça ka qenë në banesën e tij kur ka ndodhur ngjarja. Organet e policisë shtetërore po tregohen diplomatikë, por në raste të tilla ka një humbës dhe fitues. Në këtë rast policia është treguar neutrale”, tha Sheri.

Avokatja shtoi gjithashtu se kontratat e bëra nga banorët me Sino Llanajn nuk janë të sakta, e për këtë ka një kallëzim penal edhe për noterët.

“Të gjitha kontratat që janë paraqitur në Prokurori, janë kontrata prenotimi. Edhe klientët e Sinajt nuk e dinë kuptimin juridik dhe noterët duhej t’i kishin informuar. Kontratat e prenotimit thotë se shitja e këtij objekti realizohet në atë moment kur ekziston objekti. Në momentet e prenotimit të këtyre apartamenteve, pallati nuk ka qenë në ndërtim. Prandaj ne kemi bërë një kallëzim penal”, tha Sheri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore