Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Policia përballet me kriminelët e rrezikshëm në Durrës dhe qëllon me armë, sekuestrohet 1 kg kokainë

Policia përballet me kriminelët e rrezikshëm në Durrës

Policia e Durrësit ka reaguar për të shtënat me armë, që u raportuan pak më parë në qytetin bregdetar.

Sipas informacionit zyrtar, bëhet me dije se është zhvilluar një operacion për kapjen e një grupi të rrezikshëm kriminal.

Gjatë aksionit kanë rënë në pranga V.M.,  29 vjeç dhe E.SH., 30 vjeç, si dhe është sekuestruar 1 kg kokainë.

Policia thekson, se dy të rinjtë me precedent të theksuar kriminalë në fushën e narkotikeve,  kanë  kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë  tentuar të largohen.

Kjo ka bërë që njeri nga efektivët të nxjerrë armën dhe të qëllojë në ajër.

"Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr 13 Plazh për  të  kapur një  grup që merrej me shpërndarjen  e lëndëve  narkotike Kokainë . Gjatë  operacionit  dy persona me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve   kanë  kundërshtuar  me dhunë   policinë dhe kanë  tentuar të largohen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  t'i neutralizuar.  Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë. Vijon operacioni", njofton policia. /Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore