Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Policia na zbuloi vetëm 120 mijë euro, jo ato që kemi fshehur tek..."/ Kurthi ku ranë pastruesja dhe djali i saj, si i "bënë gropën" vetes

"Policia na zbuloi vetëm 120 mijë euro, jo ato që kemi

Rozeta dhe Havier Dobi do të dalin ditën e sotme para trupës gjykuese për vjedhjen e shtëpive ku gruaja punonte si pastruese.

Ata dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, të zyrtarëve të së njëjtës ministri ku punonte më parë Alda Klosi.

49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.

Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një grabitje.

Një ditë më parë dhe iu gjeti në tubin e aspirimit 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia

Kjo shumë u zbulua pas përgjimeve që iu bënë nënë e bir brenda në dhomat e shoqërimit të Komisariatit.

Ata flisnin së bashku se Policia kishte gjetur vetëm 120 mijë euro, por jo shumën tjetër të fshehur prej tyre në tubin e aspiratorit. Kjo bisedë ka shërbyer si indice e fortë për Policinë, se brenda në banesë kishte dhe para të tjera të fshehura.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore