Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Policia italiane 'surprizon' 26-vjeçarin shqiptar në shtëpi, vendi ku kishte fshehur kokainën

Policia italiane 'surprizon' 26-vjeçarin shqiptar në

Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, policia gjeti thuajse 1 kg kokainë.

Drogën shqiptari e kishte fshehur në bidenë e banjos në banesën e tij në Rimini, Itali.

I riu ishte nën vëzhgim nga policia italiane pasi ishte pikasur të kryente lëvizje të dyshimta.

Brenda një grope poshtë bidesë në banjo gjetën 302.37 g kokainë të ndarë në copa të shumta me peshë të ndryshme, një shufër precize dhe 5685 € në para.

Në sajë të zhvillimit të informacionit të parë të mbledhur, më pas, u identifikua një dhomë magazinimi brenda së cilës, pasi u hap dera me forcë, u gjet 745,49 g kokainë, lëndë prerëse, material për paketimin e dozave dhe një makinë për paketimin me vakum.

Shqiptari u dërgua në burgun lokal në pritje të gjykimit të vlefshmërisë, teksa operacioni policor u zhvillua mëngjesin e 10 gushtit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore