Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U shkarkua nga Rama, por Veliu riëmëron Ylli Dodën si shef të Komisariatit Nr. 6

U shkarkua nga Rama, por Veliu riëmëron Ylli Dodën si shef

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një vendim të papritur për të ndryshuar disa shefa komisariatesh, duke prekur drejtuesit në policinë e Tiranës, të metropolit shqiptar.

Vendimi më i bujshëm sotëm është ai i largimit të Ardit Elmazit dhe të emërimit në vend të tij të Ylli Dodës. Elmazi u hoq nga shefi i komisariatit numër 6 në Tiranë, duke u emëruar në atë të Ersekës. 

Dy vite më parë Elmazi u emërua në këtë komisariatit. Ai më parë ka qenë shefi i komisariatit numër 3 i kryeqytetit dhe kjo tregon se në punën e tij ka një eksperiencë profesione për ngjarjet dhe i njeh nga afër problematikat e krimit dhe të hetimeve sa i takojnë Tiranës.

Në vend të tij është emëruar Ylli Doda, i cili vite më parë ka qenë i shkarkuar nga radhët e policisë, pasi kryeministri Edi Rama mori vendimin për largimin e tij, për shkak të një denoncimi për çështjen e ndërtimeve pa leje.

 Më pas i rikthehet dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sandër Lleshaj e rikthen në detyrë, duke u graduar si Drejtor Policie në Dibër. Në maj të vitit 2017, Doda emërohej shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë. Detyrë të cilën e mbajti për vetëm për 4 muaj deri në gusht 2017.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore