Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Policia aksion në Tiranë/ Pezullohen 20 patenta, arrestohen 4 shoferë

Policia aksion në Tiranë/ Pezullohen 20 patenta, arrestohen 4

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion në aksin Sauk-Teg. Sipas policisë, 20 shoferëve u janë pezulluar patentat, pasi janë kapur në shkelje.

Nga kontrolli me radar, policia thotë se janë regjistruar shpejtësi nga 138 km/h 168 km/h në aksin Sauk-Teg, shpejtësi që vrasin jetën.

Bëhet me dije se 10 patenta janë hequr për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia thotë se ka arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi.

"20 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm, nga këto 10 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur

4 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi

Edhe pse kontrollet janë shtuar sëtepërmi në këto akse me rrisk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon", njofton Policia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore