Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Po vinin me autobus drejt Shqipërisë/ Sekuestrohen mijëra euro në Itali, ja vendi ku ishin fshehur (FOTO)

Po vinin me autobus drejt Shqipërisë/ Sekuestrohen mijëra euro

Autoritetet italiane kanë kapur një sasi prej 70 mijë eurosh të padeklaruara, të cilat do të transportoheshin me autobus për në Shqipëri.

Mediat raportojnë se sasia e parave do transportohej me autobus përmes portit të Brindisit.

Eurot, të cilat ishin paketuara në një zarf ishin fshehur në shkallët hyrëse të autobusit, ndërsa policia arrestoi shoferin e mjetit.

Kunjat e reja, me të cilat ishte fiksuar qilimi që mbulonte njërën nga shkallët në hyrje të autobusit nuk kaluan pa u vënë re nga inspektorët, të cilët pasi bënë kontrollin gjetën sasinë prej 70 mijë euro.

Po vinin me autobus drejt Shqipërisë/ Sekuestrohen mijëra euro

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore