Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Po transportonte të sëmurin me COVID, ambulanca përplaset me “Benzin”, sherr me grushte mes shoferëve

Po transportonte të sëmurin me COVID, ambulanca përplaset me

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë Devoll, ku u përfshinë një ambulancë dhe një makinë tip “Benz”.

Sipas “Panorama”, ambulanca po transportonte një pacient të infektuar me COVID drejt spitalit të Korçës, kur është përplasur me mjetin tip “Benz”.

Për pasojë ambulanca u përmbys në një parcelë në anë të rrugës, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.

Ndërkohë, pas aksidentit, një tjetër ambulancë ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur transportimin e pacientit me COVID drejt spitalit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë kalimi i gabuar i “Benzit”, që i ka prerë rrugën ambulancës.

Pas përplasjes, shoferi i ambulancës dhe i “Benz-it” janë përfshirë edhe në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore