
Po planifikonte vrasje? Ja kush është personi që u kap me snajper e arsenal armësh në Portin e Durrësit (EMRI)
Është zbuluar identiteti i personit, i cili u kap ditën e sotme më arsenal armësh në Portin e Durrësit.
Mësohet se në pranga ka rënë Selman Lajçi, me origjinë nga Kosova, të cilit gjatë kontrolleve në makinë i është gjendur armë zjarri, shotgan, pistoletë si dhe një pushkë tip snajper.
Mësohet se Lajçi ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri, dhe vinte nga Italia. Nuk dihet nëse ai kishte planifikuar të kryente ndonjë krim, apo ishte duke transportuar armët për dikë tjetër, por sipas policisë, po udhëtonte drejt Kosovës. Hetimet pritet të zbardhin më shumë për këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Operacioni nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore të Portit.
Operacioni i zhvilluar mbi bazën e inteligjencës informative dhe analizës së rriskut.
Sekuestrohen një armë zjarri snajper, një pistoletë, një armë gjahu dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 53 vjeçari, i cili udhëtonte nga Italia në drejtim të Kosovës.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar në analizën e rriskut dhe inteligjencën informative për një shtetas që kishte me vete armë zjarri dhe do të hynte në Shqipëri, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore, operacionin policor të koduar “Snajperi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 53 vjeç, banues në Zvicër.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të RSH, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip “Land Rover” dhe gjatë kontrollit, Policia gjeti të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





E RËNDË/ Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 60-vjeçari në Tiranë
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




