Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Po luante në kuzhinë, fëmija i mitur i vendos flakën shtëpisë, digjet banesa dy katëshe në Durrës

Po luante në kuzhinë, fëmija i mitur i vendos flakën

Një banesë private 2-katëshe është përfshirë nga zjarri, në qytetin e Durrësit. Flakët kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të banesës, ndërsa i pari nuk ka dëme.

Shtëpia i përket shtetases Nafie Myzyri, ndërsa zjarri dyshohet se është vënë nga një fëmijë i mitur, i cili ka qenë duke luajtur në kuzhinë. Dy zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje, duke arritur të bllokojnë flakët, që të mos përhapeshin në katin tjetër të banesës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore