Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Po kërcënojnë progresin që kemi bërë”/ Pence sulmon Biden: Po bashkëpunon me Rusinë

“Po kërcënojnë progresin që kemi

Ish zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, në fjalën e tij në kampin e muxhahedinëve në  Manzë, ka akuzuar administratën Biden se është duke marrë veprime që po hapin rrugën drejtë zhvillimit nuklear të Iranit.

Pence po ashtu ka akuzuar administratën aktuale amerikane se bashkëpunon me rusinë, në një kohë kur është shkaktarët e luftës me Ukrainën.

“Presidenti dhe administrata Biden janë duke e kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran.

Për të gjithë botën administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt administrata Biden pranoi që nën një marrëveshje të rregulluar nukleare, brenda një viti, madje dhe më shpejt se sa ishte e parashikuar dhe e lejuar sipas marrëveshjes së mëparshme kanë hequr sanksionet mbi aktivitetin nuklear.

Kjo është e jashtëzakonshme për tu menduar e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës. Për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike. Si amerikan mund t’ju them që këto janë masa dhe hapa të rrezikshme, kjo mënyrë nuk ka funksionuar dhe nuk ka për të funksionuar kurrë.

Marrëveshja me Iranin do të hapi rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtëritje do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin.

Besimi im na mëson që duhet të afirmohemi me të mirën e të kundërshtojmë të keqe, sot si qytetar amerikan thërras administratën Biden të mbështesë popullin dhe të tërhiqet nga negociatat nukleare të marrë një pozicion ndaj Iranit dhe të bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore