Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Po ja 100 mijë lekë…”, zbulohen përgjimet që çuan në pranga mjekun tek Trauma

“Po ja 100 mijë lekë…”, zbulohen përgjimet

Prej ditësh në media përflitet për rastin e mjekut të arrestuar te “Trauma”, pamjet e të cilit u bënë virale në rrjet.

Përgjimet sesi mjeku reanimator Fitim Marku merr ryfshet nga një agjent, i cili ishte infiltruar si pacient te Spitali i Traumës, janë siguruar sipas “Euroneës”.

Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun.

Në momentin që pacienti i thotë mjekut Marku për paratë, ky i fundit i kërkon 100 mijë lekë.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti -Më tha ajo që të prisja këtu në korridor .

Mjeku -Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?

Agjenti -Më thuaj or burrë, më thuaj.

Mjeku -Po ja se këtu është plot me njerëz.

Agjenti -Po sa?

Mjeku -Po ja njëqindëshe.

Agjenti -100 mijë lekë?

Mjeku -Po.

Agjenti -Ok.

Mjeku -Se këto i ndajmë me të tjerat.

Agjenti -Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?

Mjeku -Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.

Agjenti -Ok.

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore