Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Po i var mëlçitë ujkut, doli si lugat për të njoftuar krizën"! Basha ngatërron emrin e drejtorit të OSHEE-së

"Po i var mëlçitë ujkut, doli si lugat për të

Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka sulmuar Edi Ramën dhe OSHEE-në, për gjendjen energjitike në të cilën ndodhet vendi.

Pjesë nga fjala ne Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë u bë një javë dhe disa ditë që tellali i të keqes i njohur shqiptarët me një krizë që do të kishte pasoja të rënda, të ngjashme me atp të tërmetit dhe pandemisë, poer pak kush e besoi.

Nxori një plan që do zgjidhte këtë krizë, ku ajo që ra në sy ishte një borxh i ri, në emrin tuaj, nga xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj, për t’ju ngarkuar jo pak por 200 milionë euro borxh.

Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlcitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin.

Të dielën doli si lugat dhe tha se vendi ishte në krizë, kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE, bandës më të madhe me kryekriminelin Ardit Çela, Ardian Çela. I kanë përdorur për të blerë deri në 400 euro një votë në Pukë, e di fare mirë i zgjedhuri i kaskadës në këtë sallë. Korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkatërruar të gjithë sektorin.

Pak ditë më parë tellalli i të keqes njohu shqiptarët me një krizë që do të godiste vendin, me pasoja të rëndë për ekonominë dhe jetët e qytetarëve, të ngjashme me ato të tërmetit apo pandemisë.
Por, pakkush e besoi.

Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte borxhi i ri me të cilin do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët, edhe më shumë borxhin e lartë publik, një borxh prej 200 milionë eurosh.

Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlcitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin.


Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe pagujanë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë, tha Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore