Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Po i merr njerëzit më qafë”/ Basha debat me gazetarin: Dil shiko urbanet e kafenetë! Nuk i ndaloj dot, duan largimin e Ramës

“Po i merr njerëzit më qafë”/ Basha debat me

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli këtë mbrëmje në emisionin “Real Story”, në News24, për fushatën elektorale dhe takimet me shumë njerëz të opozitës. Basha tha se ka respektuar dhe zbatuar masat në të gjitha takimet e tij, duke shtuar se i vetmi që nuk shqetësohet për pandeminë është Edi Rama.

Analisti Skënder Minxhozi pyeti Bashën se çfarë do t’i thoshte, nëse ai do të rezultonte pozitiv me Covid-19 pas takimit të PD.

Në përgjigjen e tij, Basha u shpreh se ka respektuar masat anti-Covid, duke shtuar se padurimi për largimin e Ramës është i madh.

Pjesë nga diskutimket:

Basha: Detyra ime është t’iu bëj thirrje të mbajnë maska, distancë, dhe e bëj rregullisht. Detyra ime është që këto grumbullime mos t’i kthej në mitingje, ndaj unë i përshëndes dhe vijoj menjëherë me agjendën time. Ndaj dhe siç e keni parë fjala ime nuk zgjat në takime. Mjerimi ka arritur propocione të paimagjinueshme. Prje më shumë se 3-4 vitesh unë jam në mënyrë konstante edhe në shtëpitë e tyre dhe shoh që ekonomia e tyre është në pikën më të ulët për një kohë të gjatë. Kjo ka çuar në plagë të tjera, si rritja e emigracionit, mundësia për të blerë ushqime.

Minxhozi: Nëse unë sëmurem gjatë takimit me Covid, çfarë më thoni ju? Kërkoni vota në këmbim të infektimeve?

Basha: Jo, takimet e mia janë të planifikuara anti-Covid.

Minxhozi: Aty vetëm anti s’ka, Covid po.

Basha: Problemi më i madh i Shqipërisë është se duan ndryshimin, duan ta largojnë një orë e më parë Edi Ramën. Nuk e kam fjalën vetëm për demokratët, por edhe për socialistët, që vijojnë të shërbejnë akoma, dhe që duan ndryshimin. Kriza në të cilën është futur vendi këto 8 vite i ka bërë njerëzit të mos durojnë më. Në të gjitha aktivitetet që planifikojmë, ne respektojmë me rigorozitet masat anti-Covid. Nëse Rama do ta kishte shqetësim Covid-in, dil e shiko urbanet, kafet. Nuk është shqetësim i Ramës Covid-i. Shqetësimi i Ramës është të zhvendosë vëmendjen. Rama ka kthyer në lajtmotiv të fushatës së tij sulmet ndaj opozitës. Përgjigja ime është dhe mbetet e njëjta, ne marrim të gjitha masat, unë iu bëj thirrje mbështetësve të respektojnë masat, e shkurtoj masivisht kohën e kontaktit me ta.

Minxhozi: Shëndeti mbi të gjitha.

Basha: Kjo ka qenë moto, që unë e di edhe vetë dhe jam drejtuar me plane konkrete.

Minxhozi: Ç’më duhet mua ai takim, unë u sëmura? Nëse çmimi është një Covid party, atëherë dakord.

Basha: Çmimi është vetëm një, me Edi Ramën pandemia arriti majat. Padurimi është i madh.

Minxhozi: Frenoje atë padurim, se po i merr në qafë.

Basha: Keni të drejtë të jeni spektik, por duhet të më dëgjoni përgjigjen.
Minxhozi: Ju dëgjova.

Basha: Edi Rama do të ikë më 25 prill.

Minxhozi: Po ç’lidhje ka?

Basha: Unë të garantoj që pas 25 prillit nuk do t’i përdor për fushatë as vaksinat, as pandeminë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore