Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Po e bëjmë vendin më të mirë çdo ditë'/ Rama: Nuk mjaftojnë as 5 mandate për t'u bërë si Gjermania

'Po e bëjmë vendin më të mirë çdo

Ikjen e mijëra shqiptarëve, kryeministri Edi Rama e quan një fenomen global.  Rama u shpreh në Ora News se shqiptarët nuk janë azilantë politikë, por ekonomikë dhe shtoi se ky nuk është problem vetëm i vendit tonë, por i shumë vendeve evropiane.

Kreu i qeverisë akuzoi Berishën kur thonte se jemi të dytë pas Gjermanisë. Gjithsesi ai pati një afat, ku tha se duhen më shumë se pesë mandate për t'u bërë si Gjermania.

 “Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm. Dhe këtë nuk e luan topi. Shqiptarët nuk do kenë nevojë e emigrimit as e kam thënë as nuk do e them kurrë. Nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Lavdi Zotit. Njerëzit mund të ikin. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen. Balanca mes ikjes dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për tu ekuilibruar sado pak. Është e paekuilibruar. Siç kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer kthehen dhe do të kthehen. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë është ta bëjmë këtë vend më të mirë çdo ditë, çdo vit, brenda të gjitha atyre që janë të mundshme. E pamundura, pra bërja e Shqipërisë vendi i dytë pasa Gjermanisë mund të bëhet me llafe por me fakte, nuk bëhet dot. As për 1, as për 2, as për 3 mandate, as për 5 mandate Shqipëria nuk bëhet dot Gjermani”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore