Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Po bënte manovër kthimi në lulishte, furgoni përplas për vdekje 80-vjeçarin në Tiranë

Po bënte manovër kthimi në lulishte, furgoni përplas

Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në një lulishte në kryeqytet. Policia bën me dije se furgoni me drejtues R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar 80-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vend.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore