Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Plas sherri mes të rinjve në Pogradec, nxjerrin thikat dhe ... (FOTO)

Plas sherri mes të rinjve në Pogradec, nxjerrin thikat dhe ... (FOTO)

Policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes të rinjve.

Më datë 16.09.2020, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore