Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Plagosja e biznesmenit dje në Tiranë, arrestohen 5 persona

Plagosja e biznesmenit dje në Tiranë, arrestohen 5 persona

Policia ka vënë në pranga 5 persona, si dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një tjetër shtetas, si të përfshirë në plagosjen e biznesmenit Sino Llanaj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën "Ndre Mjeda", ku u plagosën me armë zjarri 2 shtetas dhe u dëmtua me sende të forta një shtetas tjetër.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. A., 53 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit";

S. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”; 

S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit";

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Ll., së bashku me  persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën "Ndre Mjeda", ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore