Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Plagosi me thikë babë e bir, autori me probleme mendore, policia e arreston në kohë rekord

Plagosi me thikë babë e bir, autori me probleme mendore, policia e

Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes të së dieles në fshatin Larushkë të Fushë Krujës nga një person me probleme mendore. Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë me plagë të shkaktuar nga thika, në disa pjesë të trupit.

58-vjeçarin Shefqet Stafuka ishte në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në pjesën e barkut, por pas operacionit është jashtë rreziku për jetën dhe po ashtu edhe i biri është në gjendje të qëndrueshme.

Policia eshte hedhur menjehere ne aksion dhe ka bere te mundur arresitimin e autorit te ngjarjes se ndodhur ne oren 21:00 te se dieles. Gjitashtu Policia ka sekuestruar

Policia ka bërë sekuestrimin e biçikletës dhe thikës me të cilën 35-vjeçari plagosi me thikë Shefqet dhe Alban Stafukën. Këta të fundit ndodhen në spital ku marrin trajtim mjekësor, ndërsa raportohet se babai është në gjendje më të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 21:00 në afërsi të Urës së Gjolës, ku gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit mes autorit Ermir Hasa, 35 vjeç, dhe babë e bir.

Plagosi me thikë babë e bir, autori me probleme mendore, policia e

Ermir Hasa njihet si tip problematik dhe me probleme mendore, pasi krijon herë pas here probleme dhe konflikte të tilla. Ai është arrestuar disa herë dhe liruar me raporte mjekësore. Shkak i konflikti mendohet se ka qenë bllokimi i rrugës nga Hasa. Alban Stafuka i ka kërkuar të hapë rrugën dhe 35-vjeçari nuk ka pranuar. Kjo ka nisur konfliktin mes tyre që ka përfunduar me plagosjen e babë e bir me thikë nga ana e Ermir Hasës. Ngjarja ka ndodhur në banesën e një të afërmi të të plagosurve ku babë e bir kishin shkuar për vizitë.

Njoftimi i policise

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore