Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pjesë e kartelit shqiptar të drogës/ Kush është Vladimir Lesaj, financieri i Eldi Dizdarit

Pjesë e kartelit shqiptar të drogës/ Kush është

Eldi Dizdari

Vladimir Lesaj është një nga të arrestuarit, pjesë e kartelit më të madh shqiptar të drogës i shkatërruar pak ditë më parë. Ai kishte një rol shumë të rëndësishëm në grup, ishte përgjegjës financiar për blerjet e sasive të kokainës që magazinoheshin në Holandë si edhe ishte raportuesi i parë tek drejtuesit e grupit, Dritan Rexhepi dhe Eldi Dizdari.

“Report Tv” ka zbardhur dosjen e plotë kriminale të lezhianit, i cili ishte në kërkim që prej 25 nëntorit të vitit 2019 e që u arrit të vihej në pranga e policisë më 17 shtator të 2020, si pjesë e operacionit "Los Blancos". Lesaj kishte një pozicion të fortë dhe të qëndrueshëm në organizatën kriminale, ku monitoronte çdo ngarkesë që hynte në Itali, ose e thënë ndryshe ishte njeriu që mbante përgjegjësi për gjendjen në magazinë dhe shitjet në shtetin fqinj.

Si rezultat i hetimeve prokurorët italianë kanë faktuar tre episode të trafikimit të drogës. Më konkretisht rasti i parë ishte në 5 dhjetor 2015 në Vipiteno të Bolzanos, ku Lesaj importoi nga Holanda në Itali 11.5 kg kokainë, sasi kjo e cila u arrit të kapej nga policia. Rasti i dytë ishte në janar të vitit 2016, 2 kg kokainë sërish nga Holanda drejt Milanos, por edhe kësaj here dështoi. Rasti i tretë më 27 janar 2016 nga Holanda po drejt Milanos. Bëhej fjalë për 3 kg kokainë, e cila sërish u kap nga policia së bashku me korrierët.

Lesaj ishte pjesë e grupit të quajtur "Kompania Bello", kjo për shkak se anëtarët e kësaj bande njiheshin si "meshkuj simpatik" që krijonin lidhje me bukuroshet e shoëbizit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Rasti konkreti ishte Eldi Dizdari martuar me ish- misin Suada Sherifi. Ky grup u shkatërrua më 17 shtator të këtij viti. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me radhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.

Në këtë kartel droge i quajtur "Kompania Bello" 5 nga të arrestuarit janë kapur në Shqipëri. Më konkretisht mësohet janë arrestuar Gentjan Manaj në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimi  në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë, ndërkohë që Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai, një person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit i cili do të ekstradohet drejt Italisë.

Ndërkohë në vendet Europiane janë arrestuar shqiptarët e tjerë Lek Colaj, 40 vjeç në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç në Holandë, Sokol Aliko (Memetaj) 36 vjeç në Spanjë, Robert Varga, 44 vjeç në Hungari. Ky grup kontrollonte të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Më pas paratë e fituara nga ky aktivitet i drogës, i pastronin me anë të një skeme të mirë menduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimta, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi.

Pjesë e kartelit shqiptar të drogës/ Kush është

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore