Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pikturat pasurojnë Ramën, por familjen e mban Linda/ Të ardhurat e familjes së kryeministrit nga veprat e artit, qiratë, automjetet

Pikturat pasurojnë Ramën, por familjen e mban Linda/ Të ardhurat

Krahas një axhende të ngjeshur me aktivitete politike, duket se viti 2019 ka qenë tepër pozitiv sa i takon jetës artistike të kryeministrit Edi Rama, që është përkthyer edhe në të ardhura të larta për familjen e tij. Tirananews.al ka mundur që të sigurojë deklaratat e pasurisë të familjes së kreut të qeverisë, ku vihet re që nga të ardhurat nga shitja e pikturave e qiratë e ambienteve, gjer tek blerja e truallit.

Nga analiza e deklaratës së kreut të qeverisë, gjatë vitit që lamë pas, të ardhurat nga krijimtaria artistike-shitja llogaritet në 46 mln lekë të vjetra. Ndërkohë të ardhurat nga paga për 2019-n n janë 20 milionë lekë. Ndërkaq, të ardhurat kryesore në familjen kryeministrore duket se i sjell bashkëshortja e tij, Lindita Rama. Nga të ardhurat personale për 2019, Lindita Rama ka shtuar 69 milionë lekë, ndërsa ka blerë edhe një tokë truall 80 metra katror në vlerë 30 milionë lekë. Nga përshkrimi i të ardhurave, bashkëshortja e kryeministrit sqaron se 24 mln lekë i ka nga paga e saj, ndërsa si konsulente dhe ekspertiza të ndryshme ka marrë rreth 19 mln lekë.

Nga qiratë, apartament ka fituar 27 mln lekë . Ndërkaq nga kredia prej 80 mijë eurosh, bashkëshortja e Ramës ka shlyer për vitin që lamë pas 4400 euro dhe ka pa shlyer edhe 17800 euro.

Ndërsa djali Gregor Rama ka shitur automjetin e tij tip Audi me vlerë 12 mijë euro dhe ka blerë një automjet tjetër BMW 15 mijë euro. Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit kanë qenë 27 mijë euro, ndërkaq të ardhura nga likujdimi për vitin që lamë pas kanë qenë 36 mijë euro. / tirananews.al

Pikturat pasurojnë Ramën, por familjen e mban Linda/ Të ardhurat   Pikturat pasurojnë Ramën, por familjen e mban Linda/ Të ardhuratPikturat pasurojnë Ramën, por familjen e mban Linda/ Të ardhuratPikturat pasurojnë Ramën, por familjen e mban Linda/ Të ardhurat 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore