Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pika “fatale”/ Çfarë e lidh grupin kriminal që u "shkatërrua" sot me ish-zv.ministren Rovena Voda? Përgjimet zbuluan se...

Pika “fatale”/ Çfarë e lidh grupin kriminal që u

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me ato italiane, kanë çmontuar ditën e sotme një bandë kriminale, e cila merrej me transportin e lëndëve narkotike mes dy vendeve dhe në pjesë të tjera të Evropës.

Deri më tani 15 persona janë arrestuar në Shqipëri, teksa në total janë lëshuar 43 urdhër-arreste për persona nga të dyja vendet. Por disa detaje të reja kanë zbuluar se hetimet në lidhje me këtë grup kriminal, kanë qenë dhe pika fatale që zbuluar aferat korruptive të ish zëvendësministres Rovena Voda e cila u dënua me 15 muaj burg.

Mësohet se përgjimet, në të cilat Voda bisedonte punësimet në ministri janë kapur për shkak se Florida Beu është motra e njërit prej personave që ishte pjesë e kësaj bande.

Rovena Voda u vu në pranga pasi mori ryshfet për të punësuar Beun në ministri. Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv. ministrja vuajti dënimin me 10 muaj në qeli, i cili u shua që në korrik dhe Voda është e lirë dhe vijonte betejën për drejtësi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore