Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PETICIONI/ Varje, varje, varje! Nis mbledhja e firmave, kërkohet që vrasësi i 8-vjeçarit të varet në shesh

PETICIONI/ Varje, varje, varje! Nis mbledhja e firmave, kërkohet që

FIER - Tensionet e krijuara në gjykatën e Fierit për orë të tëra nga familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, që u vra barbarisht nga fqinji i tij, kanë detyruar gjykatën të japë masën e sigurisë në mungesë për Klodian Çalamanin.

Monstra që vrau 8 vjeçarin u dënua me “Arrest me burg”, por familjarët nuk janë të kënaqur. Ata kërkojnë që Çalamani të dënohet me varje, ndërsa ka nisur edhe firmosja e një peticioni.

“Le të vijnë tek gjykata. Kush të jetë pro rikthimit të vendimit me varje”, tha një nga familjarët e viktimës.

Firmosjes së peticionit iu bashkuan edhe gazetarët, si dhe qytetarë të shumtë. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se është e pamundur që në Shqipëri të rikthehet vendimi me vdekje, pasi kjo bie ndesh me praktikën e BE./Gazeta SHQIP

PETICIONI/ Varje, varje, varje! Nis mbledhja e firmave, kërkohet qëPETICIONI/ Varje, varje, varje! Nis mbledhja e firmave, kërkohet qëPETICIONI/ Varje, varje, varje! Nis mbledhja e firmave, kërkohet që

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore