Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përsëri drogë në Fier! Zbulohet kanabis mes plantacionit të misrit, në pranga dy POLICË (EMRAT)

Përsëri drogë në Fier! Zbulohet kanabis mes plantacionit

Dy punonjës policie janë arrestuar në Fier, të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se favorizuan kultivimin e drogës të kapur në muajin korrik në fshatin Mujalli.

Me urdhër të Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, u arrestua Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet dhe Roland Ndreko, me funksion ndihmës specialist, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pranga ranë edhe Sejdi Genica dhe Vezir Genica, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”

Në kërkim u shpallën, Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia)  me masë sigurimi personal “Arrest me burg” , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike dhe Elez Qelai me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”.

Sasia e bimëve narkotike, 10 mijë rrënjë mes misrit u kap më 20 korrik të këtij viti në parcela në fund të fshatit Mujalli pranë shtratit të lumit Seman.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore