
Përse Edi Rama respekton më shumë Myslim Murrizin se sa opozitën jashtë parlamentare ?
E thënë disa herë, madje kohët e fundit thuajse çdo javë, madje disa herë edhe disa herë në javë, shprehja e Edi Ramës se respekton më shumë Myslim Murrizin sesa Lulzim Bashën nuk është më anekdotë.
Por përbën një sinjal politik, që ai i përçon atyre mbështetësve të së djathtës që gjejnë te opozita parlamentare një çengel për tu “varur”.
E në fakt, më shumë sesa anekdotë, ky qëndrim është realisht politikë e pastër.
Një vit më parë kur opozita e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit dogji mandatet e deputetëve me synimin për të delegjitimuar dhe bllokuar Parlamentin e zgjedhur në 2017, një numër deputetësh nga listat e opozitës pranuan të futen në Kuvend, duke mos pranuar bojkotin. Tre nga deputetët nuk e ndoqën bojkotin dhe këto janë Lefter Koka, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.
Pavarësisht se këta deputetë nuk janë me PS-në, pasi vijnë nga e djathta, në rezultate, ata dhanë një dorë që pushteti i Edi Ramës të mos bllokohet, dhanë një dorë për të dështuar një aksion politik të opozitës së Lulzim Bashës, edhe pse ai ishte i gabuar dhe pati kundërshtimin e komunitetit ndërkombëtar.
Lulzim Basha, pas aksionit të egër të një viti më parë, ku dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet vendore dhe zhvilloi protesta të dhunshme në Parlament e qeveri, në fund nuk arriti qëllimin pasi pushteti i Parlamentit nuk u bllokua, bashkitë nuk mbeten pa kryetar, edhe pse u mbushën me kryebashkiakë të PS-së, disa edhe me probleme.
Në fund, PD e LSI nuk është e papërfaqësuar në asnjë strukturë politike në vend, po ndodhet jashtë institucioneve. Për tu rifutur, ju desh një cikël i ri politik, me negociata ndërkombëtare dhe probleme për të rigjetur konsensusin popullor.
Këtu nuk bëhet fjalë për të marrë votat e atyre që urrejnë Edi Ramën, ata Basha i ka pasur gjithmonë, problem është që të gjejë pika tek ata që nuk e pëlqejnë Edi Ramën, por krahasim me opozitën, ende nuk janë të bindur për të votuar për të. Edhe po nuk e votuan PS-në, kjo kategori abstenon.
Ndërkaq, opozita e re parlamentare, i ka dhënë Edi Ramës një mundësi të rëndësishme për të vijuar një qeverisje që thuajse çdo vit do të ketë ose protesta, ose shantazhe, ose përpjekje për mocion mosbesimi, por që në fund situata zgjidhet ose me ndonjë pazar, ose me ndonjë si rasti i vitit të shkuar. Ku nga përplasja e madhe, “del” tepër një pjesë politike që krijon një realitet të ri politik.
Ky realitet, pra opozita parlamentare, edhe nëse hapur e quan veten në opozitë me qeverinë, ajo kundërshtare ka Lulzim Bashën, i cili nuk do t’ja dëgjojë emrin opozitës së Hajdarit e Murrizit.
E kështu, nëse Basha ka LSI-në si aleatë, Rama, edhe pse jo hapur do të ketë “opozitën e re”. Qoftë për të shërbyer edhe si PDr e 2001-shit, që Ilir Meta e njeh mirë.

BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >
Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >


Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër koronës
Historia e plotë >

Arsyet përse Meta është radikal dhe kërkon votat e “skifterëve” anti Rama
Historia e plotë >
Dilemat e pakta të zgjedhjeve të Kosovës
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

