Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përroi mbushet me inerte. Prej 10 vitesh të gjithë shkarkojnë atje mbetjet e ndërtimeve

Përroi mbushet me inerte. Prej 10 vitesh të gjithë

Përroi i Velabishtit është mbushur me pirgje inertesh në rrjedhën e tij vetëm një kilometër larg Osumit.

Tre kilometra larg qytetit turistik të Beratit në këtë zonë hidhen inerte prej 10 vjetësh thonë banorët e njësisë administrative Velabisht. Dikur nën këto inerte ishte dhe rruga ku ata kalonin për në tokat e tyre.

Mbetjet e ngurta përziehen me plastikë dhe mbeturina të tjera që nuk shpërbëhen. Banorë të tjerë tregojnë pas kamerave se mes tyre gjen mbetje të përpunimit të mermerit dhe thertoreve.

Por, shpesh hedhin mbetje ndërtimore dhe vetë banorë të zonës që rikonstruktojnë banesat e tyre. E gjithë kjo masakër edhe këtu ndodh fare pranë urës së Velabishtit, një objekt i ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila edhe në Wikipedia etiketohet si vend që na banorët e zonës përdoret si vend për hedhjen e plehrave./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore